Trepça i qet pagat e gushtit, paguan edhe borxhe të tjera

Aktuale

Trepça i qet pagat e gushtit, paguan edhe borxhe të tjera

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:50
Trepça

Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat e gushtit që kapin vlerën e afro 1 milion eurove, por edhe janë paguar edhe borxhe të tjera.

“Ndër të tjerash, është paguar edhe KEK-u, në vlerë prej 600 mijë eurosh, si dhe KESCO-ja 58 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Ndërmarrja Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve në këtë muaj.

Pagat e muajit gusht afër 1mil dhe shumë pagesa të tjera, ndër to janë:

KEK = 600,000

KESCO= 58,000

Dhe “mijëra” pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim.

ME FAT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat