Rexhaj: Po e godasin VV-në, duan ta shantazhojnë, që të bëjmë paqe me ta

Aktuale

Rexhaj: Po e godasin VV-në, duan ta shantazhojnë, që të bëjmë paqe me ta

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:59
Arbër Rexhaj

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin duket se ka komentuar zhvillimet e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rexhaj tha se “këta e kanë provu me e shtyp VV-në në opozitë”.

Tutje, Rexhaj shkroi se “duan ta shantazhojnë atë që të bëjmë paqe me ta”.

“Këta e kanë provu me e shtyp VV-në në opozitë, deshtën ta shpallin edhe terroriste. Dështuan.

Sot, duan ta shantazhojnë atë që të bëjmë paqe me ta. Dështuan.

Tash, godasin.

Shihemi me 9 shkurt 2025” – ka shkruar Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat