Kërkohet prej prokurorisë, Naser Hafizi lajmërohet live

Aktuale

Kërkohet prej prokurorisë, Naser Hafizi lajmërohet live

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 22:15
Naser Hafizi dhe Liburn Aliu

Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u dyshuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpërlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.

Ai nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Debat Plus”, Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit.

Ai tha se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.

“A do të paraqiteni sapo të vini?” – ishte pyeta e moderatorit të emisionit.

“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4” – tha Hafizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat