Vengu pas takimit me Maqedoncin: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Aktuale

Vengu pas takimit me Maqedoncin: Kosova, prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 23:25
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha se folën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes por edhe të arsimit ushtarak.

Vengu tha se e kaluara dhe historia e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë, i udhëheqin ata në rrugëtimin drejt vlerave demokratike dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.

“Kosova mbetet prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe është në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë. Ndaj, ne jemi të angazhuar për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sigurisë”.

“Shqipëria mbështet gjithashtu aspiratat e Kosovës për integrim në familjen Euro-Atlantike, ndërsa bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa do të rrisim numrin e mundësive për studentët dhe oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës në institucionet tona të edukimit ushtarak”, shkroi Vengu.

Më tej, ai tha se Shqipëria do të mbështes edhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë fushën e emergjencave civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat