Arrestimi në MMPHI, Hoxha: Sulmet e pushtetit ndaj gjyqësorit, të papranueshme

Aktuale

Arrestimi në MMPHI, Hoxha: Sulmet e pushtetit ndaj gjyqësorit, të papranueshme

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 00:30
Valdet Hoxha

Avokati Valdet Hoxha, ka folur për arrestimin e zyrtarit të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe reagimin e zyrtarëve qeveritarë dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxha, komentet nga zyrtarë qeveritarë, deputetë e zyrtarë partiak të VV-së i cilësoi si sulme ndaj sistemit të drejtësisë, teksa tha se pasojat për këtë i bart pikërisht sistemi i drejtësisë.

“Përballë kësaj situate, gjithmonë pasojat i bart dhe është i cenueshëm sistemi i drejtësisë. Në këtë rast, po e shohim në praktikë këtë përballje të drejtësisë me këto dy pushtete, duke i atakuar veprimet e tyre, veprime që janë kushtetuese, ligjore dhe janë edhe detyrim i Prokurorisë se kur ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e ndonjë vepre penale, të fillojnë hetime”.

“Prandaj, sulmet e vazhdueshme të deputetëve, të zyrtarëve të lartë të qeverisë ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe dëmi është i pariparueshëm. Tashmë dëmi është bërë, pavarësisht epilogut, ne sot e kemi të sulmuar prokurorinë, për gjoja bërjen e filmave”, tha Hoxha.

Më tej, ai tha se dëmi është bërë qysh sot në kurriz të sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij, edhe në rast se epilogu do të jetë lirues për zyrtarin e arrestuar sot, do të ketë perceptime nga një pjesë e qytetarëve se gjoja prokuroria u frikësua nga një pushtet i fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat