Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti zgjidhet zëvendëspresident i MNRA-së

Aktuale

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti zgjidhet zëvendëspresident i MNRA-së

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 09:11
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti zgjidhet zëvendëspresident i MNRA-së

Jeton Mehmeti, kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave është zgjedhur zëvendëspresident i Rrjetit të Rregullatorëve të Shteteve të Mesdheut (MNRA), në Asamblenë Plenare të 23-të të mbajtur në Jerevan të Armenisë.

Në njoftimin për media thuhet se ky rrjet, që përbëhet nga 27 anëtarë, ka për qëllim shkëmbim e njohurive dhe përvojave mes shteteve anëtare për çështje që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave.

Sipas rregullave të këtij rrjeti, Kosova do të jetë nikoqir i Asamblesë Plenare në vitin 2025, me ç’rast edhe merr me automatizëm Presidencën e MNRA-së.

Në fjalën e tij Kryetari Mehmeti i falënderoi shtetet anëtare për besimin e dhënë.

Viti 2025 shënon 20 vjetorin e themelimit të Komisionit të Pavarur të Mediave. Do të jetë nder për ne që krahas organizimit të Asamblesë Plenare të ju tregojmë edhe zhvillimin e KPM-së nga një entitet i administruar nga UNMIK me emrin Komisioni i Përkohshëm i Mediave në një rregullator të pavarur të mediave”, tha ai.

Tutje në njoftim thuhet se temë kryesore në punimet e asamblesë në Yerevan janë parimet e Unesco-së mbi administrimin e platformave digjitale si dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

MNRA është themeluar në vitin 1997 me iniciativë të Francës dhe Spanjës. Në mesin e shteteve tjera anëtare janë Greqia, Qipro, Izraeli, Malta, Maroku, Turqia, Shqipëria dhe shtetet tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat