Zyrtari i lartë amerikan Kasanof gjatë kësaj jave qëndron në Kosovë

Aktuale

Zyrtari i lartë amerikan Kasanof gjatë kësaj jave qëndron në Kosovë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 10:28
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, gjatë kësaj jave do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë ku pritet të zhvilloi takim konsultative me përfaqësuesit e Qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile.

Këtë e konfirmoi për RTV21 ekipi i komunikimit Strategjik i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Sipas të dhënave, që i atribuohet një zëdhënësi të ambasadës së SHBA-së: Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime të rregullta me zyrtarë të qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, gjatë ditës është për vizitë zyrtare në Serbi ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat