​HANDIKOS kërkon sqarim nga Ministria e Financave për rritjen e pensioneve

Aktuale

​HANDIKOS kërkon sqarim nga Ministria e Financave për rritjen e pensioneve

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, por, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave për pensionet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Sipas HANDIKOS totali i pensionit për këto grupe do të duhej të ishte 450 euro e jo 430 euro sic i ka publikuar kjo ministri.

Kërkesa e plotë për sqarim

Kërkesë për sqarim nga MFPT rreth rritjes prej 20% të pensioneve për grupet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë;

HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, ndonëse konsiderojmë që kjo do të duhej të bëhej në bazë të ndonjë vlerësimi të nevojave të grupeve të shoqërisë dhe jo në mënyrë lineare për të gjithë, pasiqë nevojat janë të ndryshme.

Në anën tjetër, sipas Ligjit, personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, grupi I, deri më tash kanë përfituar si në vijim:

150€ (personi) + 150€ (kujdestari)+ 75€ (barna dhe materiale) = 375 €

Ndërsa tani me këtë rritje, sipas kalkulimeve tona do të duhej të ishte:

150 +20% = 180€ (personi)

150 +20% = 180€ (kujdestari)

75 + 20%= 90€ (barna dhe materiale). Totali 450€ dhe jo 430€.

Mirëpo në të dhënat e djeshme të MFPT është paraqitur shuma 370, në vend të 375, për çka kërkojmë që nëse ka qenë lëshim teknik, të sqarohet dhe përmirësohet, meqë ka shkaktuar konfuzion në publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat