​Wright: Kompani angleze shprehin interesim të investojnë në sektorin e minierave në Kosovë

Aktuale

​Wright: Kompani angleze shprehin interesim të investojnë në sektorin e minierave në Kosovë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Oda e Minierave të Kosovës ka organizuar sot për herë të parë Forumin e Minierave të Kosovës, me qëllim kryesorë afrimin e të gjitha palëve, për të studiuar mundësitë e zhvillimit të industrisë, përmes bashkëpunimeve dhe diskutimeve të hapura. Në këtë forum u tha se një numër i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar po investojnë, e po kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës.

Drejtori i kësaj ode, Mentor Demi ka thënë se ky forum do të ndikojë në ndryshimin e infrastrukturës ligjore, që sipas tij, në disa raste e pengojnë zhvillimin në këtë industri.

Demi: Përmes diskutimeve të hapura të ndikojnë edhe në një ndryshim të disa infrastrukturave ligjore

“Forumi i parë i minierave të Kosovës, qëllim kryesor ka afrimin e të gjitha palëve që merren me industrinë e mineraleve në Kosovë, duke hapur një diskutim, ndërmjet të gjitha palëve, për të studiuar mundësinë e zhvillimit të industrisë, përmes bashkëpunimeve dhe përmes diskutimeve të hapura...Aplikimi i disa ligjeve është pak më kompleks, dhe për këtë arsye ne mendojmë që përmes diskutimeve të hapura sikur ky, të ndikojnë edhe në një ndryshim të disa infrastrukturave ligjore, të cilat në disa pozicione e pengojnë pak zhvillimin”, ka thënë Demi.

Po ashtu, Sophie Wright nga kreu i ekonomisë dhe qeverive të programuesve nga Ambasada e Britanike në Kosovë, është shprehur se një numër i kompanive në Mbretërinë e Bashkuar po investojnë, e po kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës.

Wright: Një numër kompanish në MB po investojnë ose kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës

“Një numër tjetër kompanish në Mbretërinë e Bashkuar po investojnë ose kërkojnë të investojnë në sektorin e minierave të Kosovës. Dhe disa prej tyre janë të përfaqësuar këtu sot, dhe janë pjesë e Odës së Minierave të Kosovës. Ne duam të shohim rritje të mundësive ekonomike për Kosovën dhe më shumë vende pune të mira për kosovarët, duke përfshirë edhe partneritetin me Komunitetin Ndërkombëtar”, është shprehur ajo.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj ka shtuar se është e nevojshme edhe zhvillimi i pjesës të industrisë relevante që ndërlidhen me këtë sektorë.

“Është e nevojshme jo vetëm të kemi zhvillim ose digjitalizim modernizim të këtij sektori mineral, por edhe zhvillimi i pjesëve të industrisë relevante që ndërlidhen me këtë sektorë. Jam i bindur që forumi do të ketë sukses dhe të gjithë do të kenë diskutime të frytshme, por në mesin e tyre do të ketë edhe risi dhe ide inovative që të ndërlidhen me këtë sektorë”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat