Kurti tregon arsyen e vizitës së tij të sotme në Leposaviq

Aktuale

Kurti tregon arsyen e vizitës së tij të sotme në Leposaviq

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën e tij të sotme në Leposaviq.

Ai tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë qëndruar në Leposaviq për të ofruar mamografinë falas për vajzat dhe gratë atje.

Kurti shtoi se kanë parë nga afër edhe një ndërtesë për ta kthyer në maternitet për lindje, pasi siç tha të gratë e asaj pjese po shkojnë në Novi Pazar dhe fëmijët po regjistrohen si shtetas të Serbisë.

Kurti para kabinetit qeveritar foli edhe për vendimin për rritjen e pensioneve, ku tha se kjo dëshmon për përkushtimin që kanë për kategoritë në nevojë.

Ai përmendi edhe vizitën e tij në ShBA, ku tha se ka pasur takime të rëndësishme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat