​S’ka kuorum, dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Aktuale

​S’ka kuorum, dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në këtë komision ishte paraparë që të intervistoheshin, sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fadile Dyla, U.D i detyrës të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Avni Rexha dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI).

Në mungesë të deputetëve të pozitës dhe disa të opozitës, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli të mbyllur këtë mbledhje, për shkak se i pranishëm ishte vetëm edhe deputeti Agim Veliu.

“Realisht, përkundër faktit që kemi qenë të informuar që do të jemi në numër të mjaftueshëm që të vazhdojmë bisedimin dhe intervistimin e kandidatëve të paraparë për sot. Kjo mbledhje nuk mund të vazhdojë se i ka vetëm dy anëtarë nga subjektet opozitare. Në mungesë të forumit, këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat