​PSD me aksion në Merdarë

Aktuale

​PSD me aksion në Merdarë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:56
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin një pankartë me mbishkrimin "Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, në rrethojat të pika kufitare në Merdarë.

Të njëjtit kanë kërkuar nga PSD që pankartat t'i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate.

Në pankartën e PSD-së, ishte e vendosur figura e kryeministrit, Albin Kurti me një mbishkrim "Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm".

Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimin në Merdarë për mallrat nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat