Vuçiq i flet Kasanofit për Kosovën e dialogun

Aktuale

Vuçiq i flet Kasanofit për Kosovën e dialogun

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, me të cilin, siç tha ai, ka pasur një “takim të mirë”.

Vuçiq ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar “çështjet kyçe që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe sfidat rajonale dhe globale që ndikojnë në stabilitetin e gjithë rajonit të situatës së vështirë dhe komplekse në Kosovë”.

“Theksova se dialogu konstruktiv kërkon dy palë, si dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, shtoi Vuçiq.

Raportohet se  në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, si dhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Kasanof, do të vizitojë edhe Kosovën këtë javë. Kjo u bë e ditur një ditë më parë nga një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Në përgjigje u tha se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.

Kasanof po ashtu do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat