​Aksioni simbolik i PSD-së në Merdarë me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Aktuale

​Aksioni simbolik i PSD-së në Merdarë me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:07
​Aksioni simbolik i PSD-së

Me pankartën "Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm", Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur aksion simbolik në pikën kufitare në Merdarë. Të njëjtit janë penguar nga Policia e Kosovës të vendosin pankartën në rrethojat te pika kufitare në Merdarë.

Policët e Kosovës kërkuan nga të njëjtit që pankartat t'i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate.

Donjeta Demolli, nga kjo parti ka deklaruar se i njëjti vendim nuk është kthyer mbrapsht për shkaqe sigurie, porse siç tha ajo, u kthye mbrapsht vetëm për të ja ruajtur pushtetin një lideri.

Demolli: Vendimi erdhi kur Kurtit ju rrezikua karriga në Procesin e Berlinit

“Fillimisht ju kisha ftu me pa përforcimin që ka ardhë për Policinë e Kosovës për të dëmtuar këtë pllakatë, për të dëmtuar një aksion i cili tenton ta vnojë në pah tetarin popullist të Kurtit. Veprimet e Kurtit si kryeministër i cili prej se ka ardhur në pushtet bënë veprime të cilat udhëhiqen nga një politikë e pa ndershme, jo koherente dhe që nuk bazohet në princip. Ky është edhe vendimi për ndalimin e mallrave nga Serbia i cili deklarativisht u vendos për siguri, por çka e kemi parë është që ky vendim nuk është kthyer mbrapsht për shkaqe sigurie, u kthye mbrapsht vetëm për të ja ruajtur pushtetin një lideri edhe kjo na tregon që veprimet e Kurtit edhe ndërrimi i këtyre vendimeve është veç për me rrit pushtetin e tij personal apo për me ruajt pushtetin e tij personal. Sepse lejimi i mallrave nga Serbia të qarkullojnë nëpër këtë doganë erdhi vetëm kur Kurtit ju rrezikua karriga në Procesin e Berlinit. Ky nuk është vendimi i parë që kthehet edhe ndërrohet kur pushteti i kërcënohet Kurtit", tha ajo.

Ajo po ashtu u shpreh se si pasojë e kësaj Kosova mbetet e izoluar, dhe në sanskione.

Ndërsa, ka theksuar se në krejt këto situata Kurti po i rrit pensionet 20 euro, pensione edhe rritje kjo që nuk e mbulon sipas saj as infalcionin e viteve të fundit.

Demolli: Humbjet që po i shkakton ai Kosovës në fund po na shiten si fitore

"Gjitha zhvillimet politike që i ka shkaktuar Kurti deri më tani, janë në një mënyrë apo tjetër të ndërruara gjithë herë atëherë kur pushteti i tij personal u kërcënua. Humbjet që po i shkakton ai Kosovës në fund po na shiten si fitore dhe po mbrohen nga një polici e cila nuk lejon që këto dështime këto humbje të paraqiten si të tilla. Si pasojë e kësaj Kosova mbetet e izoluar, si pasoj e kësaj Kosova është në sanksione krahas vendeve si Venezuele, si Irani e Bjellorosia. Edhe krahas veprimeve të tij neve po na përvidhet edhe autonomia. Në krejt këto situata Kurti po i rrit pensionet 20 euro, pensione edhe rritje kjo që nuk e mbulon as infalcionin e viteve të fundit. Në ndërkohe qytetarët janë ata që po vuajnë pasojat, pasiguria në Kosovë është bërë pjesë e përditshmërisë, dhe kërcënimet për konflikt janë gjithmonë prezente. Për këtë arsye ne e realizuam këtë aksion që tenton me e vu në pahë që vepriemt e Kurit janë të ngutshme por të kthyeshme. Janë të ngutshme kur i duhen atij për pushtetin e tij personal, kur i duhen atij për të mobilizuar vota, kur të ka në mënd shkurtin dhe zgjedhjet, ndërsa ndërrohen sa herë kërcënohet nga jashtë për shmangie nga proceset e rëndësime siç është procesi i Berlinit”, ka shtuar ajo.

Mes tjerash, ajo tha se çmimet janë të larta, projekte kapitale mungojnë, edhe investimet e huaja po anashkalojnë vendin.

Në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë, Adriak Stavilevci nga Dogana e Kosovës ka thënë se numri i maunave që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës është i ulët.

"Numri për momentin është i ulët, për arsyeje se duhet të bëhet porosia, transporti", tha ai.

Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimin në Merdarë për mallrat nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat