Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Aktuale

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se një person me inicialet R.J. është arrestuar në Zveçan për armëmbajtje pa leje.

Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi, përfshirë një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta, një xhaketë ushtarake me emblemë të Republikës së Serbisë, fitil eksploziv pa ndezës dhe rreth njëqind gramë barut.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të tjera detaje të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat