Numër i vogël i kamionëve nga Serbia hynë në Kosovë

Aktuale

Numër i vogël i kamionëve nga Serbia hynë në Kosovë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Numër i vogël i kamionëve me mallra serbe që hynë në Kosovë nga kufiri në Merdare, ishte i vogël edhe në ditën e dytë të lejimit të tyre nga Qeveria e Kosovës. Në këtë pikë kufitare të mërkurën edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës zhvilloi një aksion simbolik. “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm” ishte pankarta me fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti, që aktivistët e PSD-së e vendosën në afërsi të kufirit.

Lejen për në Kosovë, e morën të hyjnë.

Por, maunët me mallra serbe, duhet t’i nënshtrohen disa kontrolleve të shtuara në kufirin në Merdarë.

Kjo pas më këtë masë, Qeveria së Kosovës, e zëvendësoi ndalimin e importit të mallrave nga shteti serb.

Por, edhe në ditën e dytë, nga Dogana e Kosovës thonë se numri i kamionëve me mallra që hynë në Kosovë ishte i vogël.

Por, pritja u shtua në mesditë, për këta pak kamion që po prisnin në radhë.

Kjo pasi një aksion simbolik në afërsi të kufirit në Merdarë, ishte paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.

Për këtë, u mobilizuan edhe forcat e rendit.

Në ora 13:15, aktivistët e PSD-së arritën në kufi.

Këta me vete sollën edhe një pankartë me fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti.

Por, këtë të fundit nuk u lejuan ta vendosin brenda rrethojave të pikës kufitare.

Pas pak minutash, PSD lëshoi pe, me çka pankarta me këtë mbishkrim u vendos vetëm pak metra më poshtë.

Qëllimin e aksionit, e tregoi kryetarja e këshillit drejtues të PSD-së, Donjeta Demolli.

“Çmimet janë të larat projekte kapitale mungojnë edhe investimet e huaja po na anashkalojnë për këtë arsye ne e realizuam këtë aksion që tenton me e vu në pah që veprimet e Kurit janë të ngutshme por të kthyeshme. Janë të ngutshme kur i duhen atij për pushtetin e tij personal kur i duhet atij për të mobilizuar vota, kur të ka në mënd shkurtin dhe zgjedhjet ndërsa ndërrohen sa herë kërcënohet nga jashtë për shmangja nga proceset e rëndësime siç është procesi i Berlinit”, tha ajo.

Sipas Demollit, Kosova po udhëhiqet nga një politikë pa princip, pa koherencë dhe të pandershme.

“Si pasoj e kësaj Kosova mbete e izoluar, si pasoj e kësaj Kosova është në sanksione krahas vendeve si Venezuele, si Irani e Bjellorusia. Në krejt këto situata Kurti po i rrit pensionet 20 euro, pensione edhe rritje kjo që nuk e mbulon as inflacionin e viteve të fundit. Në ndërkohë qytetarët janë ata që po i vuajnë  pasojat, pasiguri në Kosovë është bërë pjesë e përditshmërisë edhe kërcimet për konflikt janë gjithmonë prezentë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat