Hykmete Bajrami: Kusari-Lila vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit, Albin Kurti

Aktuale

Hykmete Bajrami: Kusari-Lila vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit, Albin Kurti

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:58
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj publikimit tëë fundit ku u dëgjua shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq.

Sipas Bajramit, Kusari-Lila duhet të ndiqet nga drejtësia, ndërkohë që ka thënë se ajo vetëm ka kryer obigimet e shefit të saj, Kurti.

E plotë:

Nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie pse partia në pushtet është koordininuar me Radojçiçin. Duhet reagim i organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbardhin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë bërë pazare me kryeterroristin e kryekriminelin Radojçiç.

Shefja e deputetëve të VV vetëm ka kryer obligimet e partise e të shefit të saj, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat