Gazetari Vehbi Kajtazi, është kërcënuar me jetë.
Kajtazi u kërcënuar përmes një mesazhi të marrë më 8 tetor, përmes Facebook-ut.
Lidhur me rastin, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK-ja kërkon nga policia që të trajtojë me urgjencë rastin.
“AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi”, thuhet në njoftimin e AGK-së.