Kurti takoi kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Lindore

Aktuale

Kurti takoi kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Lindore

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:25
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi.

Zyra e kryeministrisë përmes një komunikate për media njofton se përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u trajtua rritja e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar të besimit islam në Preshevë dhe institucioneve të Kosovës, duke prekur aspektet fetare, kulturore dhe edukative.

“U diskutua rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar, dhe promovimit të harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike në rajon”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka shprehur mbështetjen e tij e përkrahjen për shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilët ballafaqohen vazhdimisht me politikat shtypëse dhe diskriminuese të regjimit të Beogradit zyrtar.

Sipas njoftimit Kryeministri është po ashtu ka thënë se qeveria e tij është e para e cila ka investuar e realizuar restaurime të xhamive në vend dhe ka treguar vëmendje ndaj të gjitha komuniteteve fetare.

Kryeministri ka nënvizuar edhe bashkëpunimin e punën e frytshme të kësaj bashkësie, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ushtrimit të lirë të fesë dhe avokimit për çështjet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat