Kuçi: Të hetohet Kusari-Lila se çfarë marrëveshje bëri me Listën Serbe

Aktuale

Kuçi: Të hetohet Kusari-Lila se çfarë marrëveshje bëri me Listën Serbe

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:34
Natyra Kuçi

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se organet e drejtësisë duhet të hetojnë marrëveshjen që ka bërë Mimoza Kusari- Lila si Shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së me Milan Radoiçiqin, kur i kanë hekë nga ligji për pagën minimale veteranët e luftës.

Sipas saj në bisedën e Kusari- Lilës me Milan Radoiçiqin ka pasur kërkesa nga Lista Serbe në këmbim të votimit për këtë ligj.

“Më skandal se me hëngër dreka e darka me Radoiçiqin është me i hekë veteranët prej Ligjit për pagën minimale, prej aty i kanë hekë në bashkëpunim. Shtrohet pyetja,  çka lyp Radoiçiqi në kthim, cila është marrëveshja. Për mu kjo duhet me u hetuar urgjent Mimoza dhe mazhoranca”, ka thënë Kuçi.

Duke folur për rritjen e pensioneve prej 20% ajo ka thënë se ky është një vendim për blerje votash. Madje ajo ka kujtuar edhe një deklaratë që Hekuran Murati kur ishin në opozitë vendime të ngjashme të qeverive të kaluara i kishte vlerësuar blerje votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat