Ministrja Haxhiu takon kryetaren e Speciales

Aktuale

Ministrja Haxhiu takon kryetaren e Speciales

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:06
Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit, ato diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike.

Po ashtu, në njoftim thuhet se se gjatë takimit u diskutua edhe për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre.

Dhomat e Specializuara të Kosovës(DHSK), kanë njoftuar se kryetarja e DHSK-së ka qëndruar në Prishtinë këtë javë për t’u takuar me palët e interesuara, mes të cilave me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat