Blaka i AAK-së për bisedën e publikuar sot të Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Shkelje e interesave kombëtare

Aktuale

Blaka i AAK-së për bisedën e publikuar sot të Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Shkelje e interesave kombëtare

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:29
Mimoza Kusari – Lila dhe Millan Radoiçiq

Anëtari i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq dhe komentit që kryeministri i vendit, Albin Kurti, dha për këtë audio-incizim, duke e cilësuar si luftë hibride.

Blaka tha se dje “lufta hibride” ishte armë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa sipas tij, sot është justifikim për miqësi me Serbinë.

“Kryemashtruesi ynë i dashur, duket se ka harruar që nuk po i flet një klase fillore, por një populli të pjekur që ka parë shumë e di të dallojë dredhinë”.

“Telefonatat me pjesëtarët e Listës së Zezë së SHBA-ve nuk janë thjeshtë ‘biseda mes partnerësh’, por shkelje e interesave kombëtare. Por çfarë të presësh nga ai që e sheh 45% të popullit ‘analfabet’”, shkroi Blaka.

Më tej, ai tha se Vetëvendosje dhe Lista Sërpska, duket si një martesë e çuditshme, por aspak befasuese.

“Bashkë kundër Amerikës, bashkë kundër UÇK-së, bashkë ‘për të mirën e Kosovës’. Lufta hibride, lufta hibride. E futën në fjalor kori gazmor komunist. Por, me sa duket e vetmja gjë hibride këtu është sinqeriteti i atyre që na qeverisin. Jo edhe shumë gjatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat