Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale ngacmim.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.
Elshani deklaroi për Demos se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.
“Me urëdhër të prokurorit është bërë intervistimi i Aleksandar Arsenijoviqit dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, deklaroi Elshani.