Bajqinovci për krerët e LDK-së dhe PDK-së: S’kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia

Aktuale

Bajqinovci për krerët e LDK-së dhe PDK-së: S’kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:03
Mefail Bajqinovci

Deputeti më aktiv i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, iu ka reaguar me ironi krerëve të LDK-së dhe PDK-së për organizimin e tubimeve partiake.

“Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve.

Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja  e popullit”, ka shkruar Bajqinovci.

Së fundi, deputeti i VV-së ka qëndruar në Gjermani, respektivisht në Dyseldorf, ku nga fotografitë e postuar, janë parë qindra bashkëatdhëtar në mbështetje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat