Selmanaj: Mimoza Kusari të ftohet urgjentisht nga organet e drejtësisë pas bisedës me Radojçiqin

Aktuale

Selmanaj: Mimoza Kusari të ftohet urgjentisht nga organet e drejtësisë pas bisedës me Radojçiqin

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:16
Driton Selmana

Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së të VV-së dhe Milan Radojiçiqin, kriminelit serb.

Selmanaj ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për bashkëpunimin me Radojiçiqin.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta ftojnë sa më shpejt Kusari-Lilën për të dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.

“Në krye të institucioneve i kemi një kastë politikanësh jo vetëm mashtrues, por edhe gënjeshtar. Kusari-Lila duhet të ftohët urgjent nga organet e drejtësisë për të dhënë përgjigje se kur ka ndodhë kjo dhe pse me një kriminel. Këto përgjime po e demaskojnë mashtrimin dhe logjikën primitive qe e kanë instaluar VV”, u shpreh Selmanaj.

Tutje, Selmanaj thotë se koordinimi me një kriminel është i papranueshme.

Deputeti i LDK-së deklaroi se Qeveria ‘Kurti përmes mashtrimeve kanë fituar vota.

“Kjo po e konfirmon që VV ka qenë në lidhje të vazhdueshme me Listën Serbe dhe Radojiçiqin dhe janë koordinuar për çdo temë që kanë pasur nevojë. Kjo është e papranueshme, se këta janë koordinuar me një kriminel. VV e kanë mohuar se kanë qenë në komunikim dhe lidhje të vazhdueshme me ta, që përmes mashtrimit marrin vota”, deklaroi Selmanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat