Dialogu pritet të jetë fokusi i diskutimeve nga vizita e Kasanof në Kosovë

Aktuale

Dialogu pritet të jetë fokusi i diskutimeve nga vizita e Kasanof në Kosovë

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:48
Alexander Kasanof

Të mërkurën, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof qëndroi në Beograd. E nesër, vizitën e tij do të vazhdoj edhe në Kosovë. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti derisa njohësit e  politikës e shohin këtë vizitë më shumë si takim njohës mirëpo në fokus të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Të mërkurën, ditën e nisi në Serbi.

Në pallatin “Serbia”   i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof  u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Se për çfarë diskutuan tregoi pas takimit vet Vuçiq.

“Duke folur për situatën në rajon, në radhë të parë theksova situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe Metohi dhe theksova kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb në Kosovë dhe Metohi. Theksova se dialogu konstruktiv kërkon dy anë, dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për bisedë dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, tha ai.

E nga Serbia, vizitën e tij Kasanof do të vazhdoj në Kosovë.

Zyrtari i lartë amerikan do të qëndroj në Prishtinë të enjten.

Këtë vizitë të Kasanof në Kosovë profesori ndërkombëtar, Seb Bytyci e sheh si takim njohës.

Por ai thotë se fokus do të jetë edhe dialogu në mes dy vendeve dhe implementimi i marrëveshjeve.

Kasanof të martën ka qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat