Haki Abazi jep detaje per Kusarin: Jam i vetmi që kam refuzuar...

Aktuale

Haki Abazi jep detaje per Kusarin: Jam i vetmi që kam refuzuar...

Nga: A.SH Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:01
Mimoza Kusari

Sërish edhe një përgjim është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo këtë herë, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.

Në bisedën telefonike të publikuar Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë ka reaguar deputeti i pavarus, Haki Abazi.

Ai ka thënë se kur u propozua nga Kurti që Kusari të jetë shefe e grupit parlamentar të VV-së, i vetmi që dola kundër isha unë.

“Çadra e Gadafit dhe turpësia e milicisë. Jam i vetmi që kam refuzuar propozimin poshtërues të Kurtit për Kusarin si udhëheqëse te GP, njeriun e korruptuar të gjitha regjimeve përfshirë edhe këtë të fundit. Shumëçka tjetër ka…”, shkruan ai.

Kurse, vet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kursari Lila, ka reaguar lidhur me audio-incizimin ku pretendohet se dëgjohet duke folur me kriminelin Milan Radoiçiq.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për montazhe të bisedave dhe permutacione të të së njëjtës bisedë për të pestën herë.

"Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat