Kosova përfiton 882 milionë euro nga BE, Bislimi: Ja fushat ku do të përdoren

Aktuale

Kosova përfiton 882 milionë euro nga BE, Bislimi: Ja fushat ku do të përdoren

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:08
Besnik Bislimi

Bashkimi Evropian ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat 882 milionë euro mund të jenë për Kosovën kur të plotësohen reformat e dakorduara me Komisionin e Bashkimit Europian.

Zvëvëndeskryeministri Besnik Bislimi në një dalje për mediat tha se plani ka për qëllim që Kosovën ta sjellë më afër Bashkimit Evropian dhe të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave, që të shpejtojmë hyrjen në Bashkim Evropian.

Numri dy i qeverisë, ka saktësuar se ku janë të shtrira reformat e kërkuar nga BE-ja. Në mesin e reformave të dakorduara bëjnë pjesë "përforcimi i administratës, organizimi i ministrive të linjës, plotësimi i kornizës ligjore të prokurimit, siguria kibernetike, forcimi i zbatimit të kornizës legjislative, të drejtat e komuniteteve jo shumicë”

Në vitin e parë Kosova do të përfitojë 235 milionë euro nga BE. Grantet dhe pjesa tjetër e shumës hua, pritet të investohen në dakordim me Komisionin Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat