Befason Shala: Sipas sondazhit tonë PSD nuk e kalon pragun, LVV-ja ka 49 %

Aktuale

Befason Shala: Sipas sondazhit tonë PSD nuk e kalon pragun, LVV-ja ka 49 %

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:55
Azdren Shala

Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, sipas një sondazhi të cilin kjo parti i ka besuar UBO..

E kjo dhe kostoja financiare kanë qenë arsyet se pse PSD nuk do të garojë në zgjedhje.

Këtë e ka bërë të ditur Azdren Shala nga kjo parti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Megjithatë ai ka thënë se ka një rritje të simpatisë nga qytetarët për këtë parti.

“Kemi realizua sondazhe nga UBO.. që i ka bë, ne nuk e kalojmë pragun. Kemi pas një lëvizje pozitive po jo të mjaftueshme me kalu pragun, ku 13 përqind e qytetarëve janë shprehur se dëshirojnë me pa në Kuvend PSD-në. Pra kostoja financiare dhe rezultati aktual janë dy arsyet kryesore”, tha ai.

I pyetur se nga ky sondazh cili ka qenë rezultati për Lëvizjen Vetëvendosje ai ka thënë se ka dal 49 përqind pa diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat