Armend Muja: Sveçla supozoj që do ta justifikojë deklaratën e tij për pronat e Berat Buzhalës në Veri

Aktuale

Armend Muja: Sveçla supozoj që do ta justifikojë deklaratën e tij për pronat e Berat Buzhalës në Veri

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:18
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është pyetur për deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili javën e kaluar ka thënë se gazetari Berat Buzhala ka pronë në veri të Kosovës.

Muja ka supozuar se Sveçla mund të ketë justifikime që e dëshmojnë atë deklaratë.

“Ministri i Punëve të Jashtme e bëri atë deklaratë, edhe po supozoj që është gjendje me prodhu justifikim që e dëshmojnë atë”, ka thënë Muja.

Përndryshe, Sveçla ka akuzuar edhe të tjerë për prona në veri, deklaratë që bëri bujë në opinionin publik.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka akuzuar kategori të ndryshme shoqërore si politikanë, biznesmenë e gazetarë për lidhje për lidhje me struktura serbe në veri.

Ndërsa, sot është publikuar në media një audio-inçizim i radhës për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat