Historiani Hamdi Thaçi është pjesë e diskutimit rreth bartjes së shamisë nëpër shkolla sonte në emisionin më të ri të Kanal10, Pa protokoll.
“Kam punuar në shkollë 33 vjet, 10vjet i përjashtuar për çështje politike më herët. E di se shkolla është institucioni më i lartë edukativo-arsimor. E çdo ndërhyerje fetare në institucionin arsimor është pengesë” deklaroi Thaçi.
Ai tha se nuk e kishte pritur që në Kosovë pas çlirimit në vitin 99, të lindnin pengesa tjera.
“Pas luftës, pas përzënies së okupatorit serb që na ka pengu në shkollat shqipe, nuk e kam prit që do të lind një tjetër pengesë brenda nesh e cila do përpiqet të humb karakterin edukativo-arsimor. Këtë çështje po e bën çdo ditë bashkësia islame, feja islame dhe kleriket e të gjitha sekteve që janë grumbullu në Kosovën e lirë”, shtoi ai.