Tensione në Kuvend/ Deputeti Abazi ia lidh mikrofonin me shirit të Policisë, Kusari-Lila detyrohet të bërtasë

Aktuale

Tensione në Kuvend/ Deputeti Abazi ia lidh mikrofonin me shirit të Policisë, Kusari-Lila detyrohet të bërtasë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 08:08 Përditësuar në ora: 12:29 më 10.10.2024
Foto nga senaca në Kuvend

Debati mbi përgjimet dështon, opozita lëshoi sallën – seanca shtyhet për javën tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka hedhur në votim çështjen e vazhdimit të debatit parlamentar lidhur me çështjen e përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit.

Vazhdimi i debatit nuk u votua. 34 vota ishin pro, 50 kundër dhe 1 abstenim.

Pas kësaj deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk është e arsyeshme të qëndrojmë në sallë.

“Mbas kësaj situate të krijuar e konsiderojmë të paarsyeshme të jemi pjesë e kësaj seance. Po shkojmë të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme”, tha Gashi.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi të shikohet nëse ka kuorum për vazhdim të seancës pas largimit të opozitës.

Në mungesë të kuorumit seanca përfundoj dhe e njëjta u vendos të vazhdohet javën tjetër, pasi që vetëm 60 deputet ishin të pranishëm.

Debat i ashpër në Kuvend, Kusari – Lila i prenë shiritat që i vendosi deputeti Abazi

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Deputetja u akuzua për bashkëpunim me kriminelin Milan Radoiçiq.

Pas kësaj, ka reaguar deputetja Kusari Lila e cila tha se Lista Serbe po iu mungon vetëm partive opozitare, ajo po ashtu ka prerë shiritat që i vendosi deputeti Haki Abazi, me mbishkrimin “rrezik”.

“Mungesa e tyre po iu vë ne siklet, LVV ka treguar që mundet pa Listën Serbe. Të  humbur të mbaruar jeni,  nuk keni me i sjelle kurrë, kanë mbaruar bashkë me ju”, tha Kusari Lila.

Ndryshe, në hapësirën e foltores, deputeti Haki Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin rrezik, kjo pasi ditën e mërkurë u publikuan disa audio-incizime të deputetes Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiq.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për asnjë marrëveshje përderisa e kanë në krye të partisë Mimoza Kusari Lila.

Kusari lëshon “bombën”, i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fotot me dhurata për fëmijët e Radoiçiqit

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka përsëritur edhe në kuvend se biseda me Milan Radoiçiqin është e montuar.

Me ton tepër të lartë për shkak të zhurmave nga disa deputetë në kuvend, e me shiritin “Danger” të vendosur nga Haki Abazi”, ajo bëri paralajmërimin bombë për disa zyrtarë e udhëheqës të shtetit lidhur me Radoiçiqin.

Duke iu kthyer deputetes Time Kadrijaj e Abelard Tahirit, ajo tha: “Imagjinojeni kur t’iu dalin fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit, dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë e udhëheqës, e fotot kush e ka vizituar e kush ka pasur biznese”.

Më tutje, ajo tha se Lista Serbe po i mungon disave në kuvend.

“Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni ta pasqyroni dhe atribuoni bashkëpunimin që keni pasur ju me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po doni me bë shpifje dhe falsifikime. Aq shumë po ju mungojnë se nuk janë këtu prezent që 28 muaj me qeverinë Kurti e me këtë pozitë Lista Serbe nuk është në kuvend. Ju në pamundësi për me i pasë ata me ju ndihmu, duheni të fabrikoni dhe çka bëni, i thirrni bashkëpunëtorët dhe bashkëpronarët e Radoiçiqiqit për me ju fabriku materialin që duhet ta publikoni. Slavko Simiq prej qershorit të vitit 2022 nuk është ulur në këto ulëse. Radoiçiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur prej Interpolit dhe Kosovës e natyrisht ai nuk ka shanse të kthehet në Kosovë, asnjëherë, vetëm duarlidhur”.

“Kur po flisni për këto bashkëpunime ju kujtoje Time Kadrijaj pjesa e qeverisë në të cilën ke qenë ti, ka qëndruar në kuvend 7 orë e ka pritur Listën Serbe për me ardh prej Beogradit me t’i jep votat që Haradinaj të bëhet kryeministër. Kjo nuk ka ndodh me qeverinë Kurti”, tha ajo.

Tahiri: Marrëveshje të thellë e në thelb me Radojiçiqin, thikë pas shpine ndaj vendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se po vërtetohet se me Milan Radojiçiqin ka pasur marrëveshje, duke e quajtur këtë thikë pas shpine.

“Ky Kuvend, qytetarët meritojnë ta dinë për çfarë kushtesh ësghtë negocuar me terrorstin, Milan Radojçiq. Cili ka qenë pazari i këtij negocimi? Aty nuk flitet për ligje që kanë të bëjnë me komunitete, nuk flitet për çështje që trajtohen në kuvend në raport me 2/3. Aty diskutohet për një ligj që prek secilin njeri për pagën minimale, dhe veteranët e UÇK-së. Ne duhet ta dimë se ky koordinim a është një thikë pas shpine ndaj demokracisë së Kosovës”.

“Që nga nisja e kësaj legjislature neve na është thënë këtu se nuk ka koalicion me Srpskan, asnjë marrëveshje me te, bile e keni thënë me mburrje.

Përgjimet vërtetojnë se një marrëveshje e thellë dhe në thelb, ka ndodhë. Kjo qeveri nuk ka etikë politike, po të kishte etikë ishte dashur të flasim që janë pa ushqim. Po të kishte etikë do të duhej të dorëhiqet dikush, se është ka vjedhë më të madhe. I drejtohem Kusari-Lilës, të vërtetën e din ky popull për Ramush Haradinajn. Dhe e din kush je ti. Dhe nuk mundesh me ardh ti me na shit moral për atë temë”.

Gashi: Kusari-Lila i “pështyu”, deputetët e VV-së entuziazmohen – ky është tmerri i demokracisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radojiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.

Sipas Gashit, Kusari-Lila akuzoi të gjithë. Tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi tha se është tmerri i demokracisë në Kosovë.

“Ajo çka pamë dje është në vazhën e logjikës të cilën VV-ja e ka ndërtu si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen”

Fjalimi i Kusari-Lilës në Kuvend e nervozon opozitën, deputetë e LDK-së dhe AAK-së godasin tavolinat

Dalja në foltoren e Kuvendit të Kosovës e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka nervozuar opozitën.

Derisa ajo ka nisur fjalimin, deputetët e LDK-së dhe AAK-së në shenjë proteste kanë filluar goditjen e tavolinave me duar.

Paraprakisht, shefit i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar debat parlamentar për bisedën e deputetes së VV-së me Milan Radoiçiqit, e cila është publikua dje.

Haki Abazi ia lidh mikrofonin me shirit të Policisë, Kusari-Lila detyrohet të bërtasë në Kuvend

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka lidhur me shirit të Policisë mikrofonin dhe foltoren gjatë kohës sa po fliste shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë kohës së fjalimit të saj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërtitur: “Mos rrej, mos rrej”.

Më pas, Abazi ka lidhur me shirit mikrofonin.

“Në fakt, për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës jo vetëm shpifje, fabrikim, por edhe nxitje e cytje për urrejtje e linçim. Një ose dy argumente kryesore Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me i pasqyruar edhe me atribuar bashkëpunimin e juaj me Listën Serbe e me i barazuar, prandaj po duheni me shkuar me shpifje. Aq shumë po ju mungojnë, se s’janë prezentë që 28 muaj, Lista Serbe nuk është në Kuvend. Në pamundësi për me i pasë ata, me iu ndihmu, duheni me fabriku. Thirrni bashkëpuëntorët, bashkëpronarët e Milan Radojiçiq për me iu fabriku material. A e dini ju që Slavko është i përndjekur prej Kosovës”, tha ajo me tone të larta të zërit.

Kuvendi sot mban seancë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë.

Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00.

Rendi i ditës

5. Votimi për emërimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat