Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike

Aktuale

Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës.

Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës.

Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat