Një aksion i suksesshëm i Njësisë së Anti Drogës të Policisë së Kosovës është zhvilluar para 2 ditësh në Prishtinë, ku është arrestuar një person që po transportonte 1 kg e 90 gram kokainë.
Medua ka arritur të siguroj foton e shoferit të arrestuar në HANDIKOS-it, që është 27 vjeçari Arbon Fetahu.
Gjatë aksionit për kapjen e tij, ai nuk kishte zbatuar urdhërat e policisë, pasi kishte tentuar të ik me automjet të HANDIKOS-it, por në fund në saje të profesionalizmit të Njësisë Anti Drogë ai bie në pranga.
Media mbrëmë ka kontaktuar me drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, i cili ka konfirmuar se një punëtor i kësaj organizate është kapur me kokainë gjatë kohës sa voziste automjetin zyrtar.
Media ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Doganave të Kosovës, Adritatik Stavileci, për ta pyetur për çështjen e punësimit të Arbon Fetahut në këtë institucion vital shtetëror, por ai deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.