Ky është shoferi i HANDIKOS-it që u kap më mbi 1 kg kokainë me automjet zyrtar

Aktuale

Ky është shoferi i HANDIKOS-it që u kap më mbi 1 kg kokainë me automjet zyrtar

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Një aksion i suksesshëm i Njësisë së Anti Drogës të Policisë së Kosovës është zhvilluar para 2 ditësh në Prishtinë, ku është arrestuar një person që po transportonte 1 kg e 90 gram kokainë.

Medua ka arritur të siguroj foton e shoferit të arrestuar në HANDIKOS-it, që është 27 vjeçari Arbon Fetahu.

Gjatë aksionit për kapjen e tij, ai nuk kishte zbatuar urdhërat e policisë, pasi kishte tentuar të ik me automjet të HANDIKOS-it, por në fund në saje të profesionalizmit të Njësisë Anti Drogë ai bie në pranga.

Image
Arbon Fetahu

Media mbrëmë ka kontaktuar me drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, i cili ka konfirmuar se një punëtor i kësaj organizate është kapur me kokainë gjatë kohës sa voziste automjetin zyrtar.

Media ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Doganave të Kosovës, Adritatik Stavileci, për ta pyetur për çështjen e punësimit të Arbon Fetahut në këtë institucion vital shtetëror, por ai deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat