Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë kam biseduar me të dhe atë në shqip

Aktuale

Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë kam biseduar me të dhe atë në shqip

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:43
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se është e lehtë të verifikohet se për çfarë ka folur ajo me terroristin Milan Radoiçiq.

Ajo shprehet se ka biseduar vetëm për Marrëveshjen e Energjisë me terroristin Milan Radoiçiq.

“Një matematikë e thjeshtë e tregon se nuk kemi pasur nevojë për ta. Në korrik 2023, 13 muaj nga largimi i Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm një bisedë përmes telefonit, ka ndodhur me insistim për çështje të sigurisë për Marrëveshjen e Energjisë. Nuk e ndërroj as një pikë as presje nga deklaratat e mia”, tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu thotë se vetëm një herë ka biseduar me Radoiçiqin, dhe atë në gjuhën shqipe.

“Ajo nuk është bisedë e imja, është bisedë e montuar, vetëm një bisedë kam bërë në gjuhën shqipe”.

Tutje shton se lidhur me këtë rast, ajo kërkon ekspertizë të thellë.

“Pastrimi i figurës së kryekriminelit Radoiçiq nga mediat është për keqardhje”, thotë deputetja tutje.

Për Listën Serbe, Kusari-Lila shprehet se është organizatë kriminale.

“Lista Serbe e ka dëshmuar se është organizatë kriminale, dhe nuk kanë mundur ta shantazojnë Qeverinë Kurti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat