Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?! Reagon VV, përmend terminalet e Devollëve, Lushtakut, Mustafës e Kadriut

Aktuale

Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?! Reagon VV, përmend terminalet e Devollëve, Lushtakut, Mustafës e Kadriut

Nga: M.L. Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, nga dita e djeshme ka qenë në “shënjestër” të sulmeve dhe akuzave pas publikimit të një audio-incizimi ku pretendohet se kryetarja e Grupit të saj parlamentar Mimoza Kusari Lila bisedon me kriminelin serb Milan Dadoiçiç.

Ky subjekt politik ka reaguar sot ndaj këtyre ngjarjeve duke rikujtuar punët e mira që i ka bërë në pushtet deri më sot.

Sipas LVV-së “sulmuesit” kanë siklet pasi terminalin e Devollëve, Lushtakut, Mustafës e Kadriut i Qeveria Kurti i ka kaluar nga prona private në prona publike.

“Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës”, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

Image
Foto nga VV

Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin - me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike.

Kjo pa dyshim që dhemb, dhe ata ende kanë para për ta shprehur mllefin ndaj Qeverisë Kurti, e cila ua ndërpreu fitimet dhe po krijon mekanizma për konfiskimin e pasurisë që ata kanë zhvatur. Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat