Kusari lëshon “bombën”, i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fotot me dhurata për fëmijët e Radoiçiqit

Aktuale

Kusari lëshon “bombën”, i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fotot me dhurata për fëmijët e Radoiçiqit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:18
Mimoza Kusari

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka përsëritur edhe në kuvend se biseda me Milan Radoiçiqin është e montuar.

Me ton tepër të lartë për shkak të zhurmave nga disa deputetë në kuvend, e me shiritin “Danger” të vendosur nga Haki Abazi”, ajo bëri paralajmërimin bombë për disa zyrtarë e udhëheqës të shtetit lidhur me Radoiçiqin.

Duke iu kthyer deputetes Time Kadrijaj e Abelard Tahirit, ajo tha: “Imagjinojeni kur t’iu dalin fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit, dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë e udhëheqës, e fotot kush e ka vizituar e kush ka pasur biznese”.

Më tutje, ajo tha se Lista Serbe po i mungon disave në kuvend.

“Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni ta pasqyroni dhe atribuoni bashkëpunimin që keni pasur ju me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po doni me bë shpifje dhe falsifikime. Aq shumë po ju mungojnë se nuk janë këtu prezent që 28 muaj me qeverinë Kurti e me këtë pozitë Lista Serbe nuk është në kuvend. Ju në pamundësi për me i pasë ata me ju ndihmu, duheni të fabrikoni dhe çka bëni, i thirrni bashkëpunëtorët dhe bashkëpronarët e Radoiçiqiqit për me ju fabriku materialin që duhet ta publikoni. Slavko Simiq prej qershorit të vitit 2022 nuk është ulur në këto ulëse. Radoiçiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur prej Interpolit dhe Kosovës e natyrisht ai nuk ka shanse të kthehet në Kosovë, asnjëherë, vetëm duarlidhur”.

“Kur po flisni për këto bashkëpunime ju kujtoje Time Kadrijaj pjesa e qeverisë në të cilën ke qenë ti, ka qëndruar në kuvend 7 orë e ka pritur Listën Serbe për me ardh prej Beogradit me t’i jep votat që Haradinaj të bëhet kryeministër. Kjo nuk ka ndodh me qeverinë Kurti”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat