Debati mbi përgjimet dështon, opozita lëshoi sallën – seanca shtyhet për javën tjetër

Aktuale

Debati mbi përgjimet dështon, opozita lëshoi sallën – seanca shtyhet për javën tjetër

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:27
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka hedhur në votim çështjen e vazhdimit të debatit parlamentar lidhur me çështjen e përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit.

Vazhdimi i debatit nuk u votua. 34 vota ishin pro, 50 kundër dhe 1 abstenim.

Pas kësaj deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk është e arsyeshme të qëndrojmë në sallë.

“Mbas kësaj situate të krijuar e konsiderojmë të paarsyeshme të jemi pjesë e kësaj seance. Po shkojmë të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme”, tha Gashi.

Kryeparlamentari Konjufca kërkoi të shikohet nëse ka kuorum për vazhdim të seancës pas largimit të opozitës.

Në mungesë të kuorumit seanca përfundoj dhe e njëjta u vendos të vazhdohet javën tjetër, pasi që vetëm 60 deputet ishin të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat