Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në pothuajse shumicën e pikave të rrjetit të laboratoreve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë.
Kjo nën dyshimet për veprime të kundërligjshme.
Siç merret vesh, përveç në Mitrovicë, tash aksion po zhvillohet edhe në Prizren e në Gjilan – ku hetuesit policorë janë duke kryer kontrolle.
Gjatë bastisjeve, pritet të sekuestrohen prova që ndërlidhen me rastin dhe dyshimet e ngritura për një aktivitet të jashtëligjshëm.