‘Avicena’ cak i Krimeve Ekonomike, aksione në plot pika në gjithë Kosovën

Aktuale

‘Avicena’ cak i Krimeve Ekonomike, aksione në plot pika në gjithë Kosovën

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në pothuajse shumicën e pikave të rrjetit të laboratoreve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë.

Kjo nën dyshimet për veprime të kundërligjshme.

Siç merret vesh, përveç në Mitrovicë, tash aksion po zhvillohet edhe në Prizren e në Gjilan – ku hetuesit policorë janë duke kryer kontrolle.

Gjatë bastisjeve, pritet të sekuestrohen prova që ndërlidhen me rastin dhe dyshimet e ngritura  për një aktivitet të jashtëligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat