Specialja njofton zyrtarisht për lirimin nën mbikëqyrje të Jakup Krasniqit

Aktuale

Specialja njofton zyrtarisht për lirimin nën mbikëqyrje të Jakup Krasniqit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:36
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë.

Kjo pasi i ishte lejuar vizita në familje nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, nën mbikëqyrje.

Me anë të një kumtese, nga ky institucion bëjnë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të Krasniqit në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat