Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritkuar ashpër Albin kurtin dhe qeverinë e tij.
Ai ka akuzuar VV se ata kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj.
“Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s'kanë qenë protagonistë. Kurrë s'e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj. Kurrë s'e kanë nderuar një komandant të UÇK-së që nuk u nevojitet për kauzat e tyre të mbrapshta të pushtetit.
Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t'i quanin kriminelë.
Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka.