Haradinaj i ashpër me VV-në: Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj

Aktuale

Haradinaj i ashpër me VV-në: Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj

Nga: A.SH Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:41
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritkuar ashpër Albin kurtin dhe qeverinë e tij.

Ai ka akuzuar VV se ata kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj.

“Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s'kanë qenë protagonistë. Kurrë s'e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj. Kurrë s'e kanë nderuar një komandant të UÇK-së që nuk u nevojitet për kauzat e tyre të mbrapshta të pushtetit.

Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t'i quanin kriminelë.

Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat