​Certifikohen ushtarakët e FSK-së që u trajnuan në Taktikat me Njësi të Vogla

Aktuale

​Certifikohen ushtarakët e FSK-së që u trajnuan në Taktikat me Njësi të Vogla

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me Njësi te Vogla.

Sipas FSK-së trajnimi Taktika me Njësi të Vogla është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore.

Ai eshte i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit

“Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat