Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit - publikohet momenti i arrestimit të tij në aeroport

Aktuale

Prokuroria konfirmon arrestimin e Naser Hafizit - publikohet momenti i arrestimit të tij në aeroport

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:19 Përditësuar në ora: 18:13 më 10.10.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Momenti i arrestimit të Naser Hafizit në aeroport

Tashmë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashar”, Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Media ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të Afizit në aeroport nga Policia e Kosovës,.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka konfirmuar arrestimin e të njëjtit, duke mos dhënë informacione të tjera për rastin në fjalë.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas aksionit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thuhej se Hafizi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje e parave” dhe  “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Tri ditë pas aksionit në MMPHI, arrestohet Naser Hafizi

Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit, është arrestuar para pak minutash në Aeroportin e Prishtinës.

Hafizi, dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.

Ai nuk u gjet të martën në vendin e tij të punës kur Policia e Kosovës zhvilloi një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, e as në shtëpinë e tij dhe ndaj tij u lëshua urdhër arrest.

Hafizi është arrestuar porsa ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës.

Hafizi dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” me rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.

Tri ditë pas aksionit në MMPHI, arrestohet Naser Hafizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat