Hovenieri i uron mirëseardhje Kasanofit: Presim vizitë produktive, do t’i adresojmë shqetësimet e përbashkëta

Aktuale

Hovenieri i uron mirëseardhje Kasanofit: Presim vizitë produktive, do t’i adresojmë shqetësimet e përbashkëta

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:32
Jeffrey Hovenier dhe Alexander Kasanof

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.

Hovenier tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.

“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, shkroi Hovenier.

Aktualisht, bashkë me Kasanofin, Hovenieri i ka shkuar në zyrë për takim të pares së shtetit, Vjosa Osmani, ku më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat