Osmani pret në takim Kasanofin

Aktuale

Osmani pret në takim Kasanofin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:37
Vjosa Osmani dhe Alexander “Sasha” Kasanof

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander “Sasha” Kasanof.

Pas kësaj emisari amerikan pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kasanof të mërkurën e vizitoi Serbinë ku u prit nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat