Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinore në Zubin Potok

Aktuale

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinore në Zubin Potok

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:03
KFOR

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryer patrullime rutinore në komunën e Zubin Potokut.

Në njoftimin e KFOR-it në Facebook thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të tyre për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosov.

“Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinë në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat