Sami Lushtaku demanton raportimet për përçarje në PDK: Nuk është e vërtetë

Aktuale

Sami Lushtaku demanton raportimet për përçarje në PDK: Nuk është e vërtetë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:33
Sami Lushtaku

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka demantuar raportimet në media se ka përçarje brenda partisë se tij dhe se ka pakënaqësi me drejtuesit e nivelit qendror.

Lushtaku thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka folur aspak për këtë gjë.

”Nuk është e vërtetë. Nuk ka përçarje. Unë s’kam fol për këtë temë, se di kush ka shkru ashtu” tha Lushtaku.

Ndryshe, në media u raportua se ka pakënaqësi dhe përçarje mes Lushtakut dhe udhëheqjes së PDK-së në qendër dhe që sipas raportimeve, Lushtaku nuk është duke pranuar direktiva nga lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat